Albspirit

Media/News/Publishing

Nga modele në gjyqtare futbolli

modeljaAmy Christophers, e njohur më së shumti si Brandy Brewer, për 10 vjet me radhë ka qenë modele kopertinash, por tashmë ka vendosur që në vend të bikinit të marrë bilbilin dhe kartonët për t’u bërë gjyqtare futbolli. Në një intervistë për britaniken ‘The Sun’, ish-modelja thotë se më tepër se sa një hobi, futbolli është një pasion për të.

29-vjeçarja ka përdorur rrjetet sociale për të shpërndarë udhëtimin e saj në botën e futbollit duke nisur nga trajnimi zyrtar për t’u bërë gjyqtare që nga muaji tetor.

modelja2

“Gjithmonë e kam dashur futbollin dhe mendimi për t’u bërë gjyqtarë do të jetë një mënyrë shumë e mirë për ta njohur më tepër”, – ka thënë Christophers për ‘The Sun’.

modelja3

“Nuk ka shumë femra në këtë fushë dhe është fantastike të tregosh se femrat mund ta bëjnë po aq mirë këtë gjë. Nuk është thjesht një hobi, është një pasion të cilin do ta marr shumë seriozisht”, – thotë 29-vjeçarja.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: