Albspirit

Media/News/Publishing

‘Një shenjë paqeje nga qielli’, fotoja e jashtëzakonshme

“E shkrepa këtë foto më 19 mars, në Bohuslan, Zvicër. Një foto që mund ta bësh vetëm një herë në jetë. Jam fotograf natyralist, i kam parë këto tufa zogjsh shumë herë dhe kam realizuar foto të ndryshme.

Kur më kaluan pranë, kompozuan formën e një zogu të madh. Më bëri të mendoj se është një shenjë paqeje  e natyrës kundër terrorit dhe të keqes në botë”.

Ky është postimi në rrjetet sociale i Axel Hagstrom, autori i kësaj fotoje të mrekullueshme të publikuar në ‘Le Monde’ e të shpërndarë menjëherë në rrjet nga sajte anë e mbanë botës.

 

Please follow and like us: