Albspirit

Media/News/Publishing

Riparojnë papafingon, gjejnë kryeveprën 400-vjeçare të Caravaggio

 Image result for caravaggio, judith

 

Një pikturë 400-vjeçare që besohet se është realizuar nga piktori i famshëm italian, Michelangelo Merisi da Caravaggio është gjetur në papafingon e një shtëpie në jug të Francës. Eric Turquin, eksperti francez i cili ka marrë në dorëzim pikturën, është shprehur se ajo është ruajtur në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe vlerësohet rreth 120 mln euro. Piktura, autenticiteti i të cilës nuk është provuar ende plotësisht, mendohet se ka qëndruar për rreth 150 vjet në një pronë në periferi të Toulouse, Francë. E quajtur “Judith i pret kokën Holfernit”, piktura përshkruan heroinën biblike Judith teksa i pret kokën një gjenerali asirian, dhe mendohet të jetë pikturuar në Romë rreth vitit 1604-05. Sipas ekspertit parisien Eric Turquin, familja nga Toulouse ishin duke bërë riparime kundër lagështirës në shtëpi dhe u duhej të riparonin çatinë.

“Ata thyen një derë që nuk kishte çelës, – tha Turquin. – Pas derës gjetën këtë pikturë, për të cilën nuk kishin dijeni se ekzistonte”. Sipas tij, një nga paraardhësit e kësaj familjeje – ushtar – besohet ta ketë marrë pikturën ndërsa luftonte jashtë vendit me Napoleon Bonapartin.

 

Please follow and like us: