Albspirit

Media/News/Publishing

Shpikjet e vitit 2015

2015, ishte një vit shumë i suksesshëm për sa i përket shpikjeve. Në janar, gjeniu Bill  Gates i ka prezantuar botës makinën e realizuar nga Peter Janicki, që transformon ujërat e zeza në të pijshëm. Universiteti i San Diegos, ka realizuar një tatuazh prototip, të përkohshëm që i lejon diabetikët të kontrollojnë sheqerin në gjak. Universiteti peruan, “Universidad de Ingeniería y Tecnología”, ka zhvilluar bimë speciale që prodhojnë dritë, për popujt që jetojnë në xhungël, dhe që nuk kanë akses në elektricitet.

Janë të gjitha shpikje që përdorin teknologjitë më të avancuara, dhe që iu përgjigjen me përpikmëri nevojave të vendeve të zhvilluara. Nga të dhënat më të rëndësishme,vihet re se shpikësit janë në moshë të re: si Hannah Herbst, 15-vjeçari, që ka shpikur një sondë që transformon energjinë e rrymave oqeanike  në energji elektrike. Ne po ju rendisim 11 shpikjet që kanë bërë më shumë bujë në botë dhe që i nevojiten njerëzve.

1-Atlete dizenjuara për të paaftët

AtletetNë vitin  2012 Matthew Walzer, që vuan nga një paralizë cerebrale, i shkruan një leter Nike, duke i kërkuar kompanisë që të realizojë atlete  për personat me aftësi të kufizuara, që do të hiqeshin dhe visheshin pa ndihmën e të tjerëve. Këtë vit kompania lajmëroi linjë e ere të atleteve, “Flyease”, të realizuara me qëllimin e veçantë.

2-Shiringa që mbyll plagën në një minutë

ShiringaXSTAT 30 është një shiringë e mbushur me sfungjerë biokompatibël, të cilët mund të injektohen në një plagë të thellë për të përthithur gjakun dhe të mbyllin atë në më pak se një minutë. Deri tani ajo është përdorur vetëm në fushën e betejës, por në prill të  2014-ës, u miratua nga FDA për përdorim civil.

3- Internet në një mikroçip
InternetiProjekti WiderNet, i krijuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, zhvilloi një mikroçip me fuqinë e smartphon-it, laptop-it apo tabletave  për të ofruar informacione dhe burime edukative për miliarda njerëz në mbarë botën, të cilët nuk kanë akses në internet.

4-Llamba të mundësuara nga bimët

Bimet me dritePërafërsisht 42% e zonave rurale në xhungël nuk kanë energji elektrike, sipas sondazhit të fundit të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Informacionit. Universiteti i teknologjisë në Peru, i cili është e njohur për zhvillimin e teknologjive të reja në përgjigje të çështjeve të ngutshme botërore, krijoi Plantalámparas, një llambë, e cila merr energjinë nga bimët.

5-Dora protezë që mund të krijojë ndjenjën e prekjes dora bShumica e protezave nuk mund të lejojnë mbajtësit e tyre të rifitojnë shqisën e të prekurit, por versioni i fundit i krijuar ( një dorë) ka përdorur neuroteknologjinë për të bërë të mundur këtë. Hulumtuesit e testuan atë tek një 28-vjeçar, i cili u bë dhe i pari njeri që është në gjendje të ndjejë ndjesi fizike me një dorë protezë.

 6-Koshere që mbledh mjaltin vetë

MjaltiDy shpikës kanë krijuar një koshere, e cila u lejon bletarëve të marrin mjaltin nga një rubinet pa qenë e nevojshme ta hapin kosheren dhe të shqetësojnë bletët.

7- Shirita për të bërë testin  e sëmundjeve në shtëpi

ShiritaKërkimet shkencore në “Florida Atlantic University”, kane shpikur  disa shirita në letër dhe plastikë, që shërbejnë për të bërë një test të shpejtë të HIV-it, escherichia coli-t, stafilokokut dhe bakteret e tjera. Me ndihmën e një smartphoni, njerëzit mund të identifikojnë burimin e infeksioneve të zakonshme. Testet pilote janë ende duke u zhvilluar dhe produkti do të dalë në shitje në vitin 2016.

8-  Një paisje e smartphone për teste diagnostikuese 15 minutëshe

KompjuterNjë ekip studiuesish në Shkollën e Inxhinierisë ne Kolumbi ka zhvilluar një pajisje me kosto të ulët, për smartphone, e cila  mund të zbulojë infeksionet seksualisht të transmetueshme brenda 15 minutave nga një analizë e thjeshtë gjaku. Stafi e kujdesit shëndetësor e përdorën atë në Ruandë në rreth 96 pacientë.

9-Aplikacioni që ndihmon njerëzit e verbër të shohin me sytë e “të tjerëve”

Syte“Be My Eyes” është një app iPhone që lejon përdoruesit tu “japin” sytë të verbërve. Ai lidh përdoruesit e verbër me vullnetarë në mbarë botën, të cilët mund të përdorin “live video chat” për tu përshkruar atyre gjithçka shohin dhe  për tu dhënë përgjigje pyetjeve të tyre. Ky aplikacion ka ndihmuar rreth 115,000 përdorues të verbër deri tani.

10-Algoritmi që mund të parandalojë HIV-in në mesin e të rinjve të pastrehë

ALOGARITMIRreth 2 milionë njerëz mes moshës 13 dhe 24 janë të pastrehë në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe rreth 11% e tyre rezultojnë me HIV pozitiv. Por studiues dhe inxhinierë nga Kalifornia Jugore kanë krijuar një algoritmi, i cili përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar personin e duhur në një komunitet të caktuar për të përhapur informacione të rëndësishme për parandalimin e HIV-it në mesin e të rinjve.

11-Makineria që konverton mbetjet në ujë të pijshëm të pastër

Fondacioni Bill Gates i ka prezantuar botës makinën e realizuar nga Peter Janicki, që transformon ujërat e zeza në të pijshëm.Bill Gates

 

Please follow and like us: