Albspirit

Media/News/Publishing

Stacioni i trenit qëndron i hapur vetëm për studenten

JaponiÇdo ditë, me borë ose diell, pret që të kalojë treni në stacionin Kami-Shirataki në ishullin Hokkaido, në veri në Japonisë për të shkuar në shkollë.

Japoni 1Fotoja e saj, ndërsa lexon e vetmuar një libër në stacion, ka bërë xhiron e botës, sepse Kanna Harada, emri i protagonistes në fjalë, është bërë simbol i një përralle të vërtetë. Arsyeja? Stacioni në fjalë që drejtuesit e hekurudhës japoneze kishin vendosur ta mbyllnin tre vjet më parë, do të qëndrojë i hapur vetëm për të deri sa të mbarojë studimet.

Japoni 2Kana është e vetmja pasagjere që merr çdo mëngjes trenin e vetëm që kalon andej për të shkuar në shkollë dhe që çdo mbrëmje ngjitet në trenin e fundit për t’u kthyer në shtëpi. Pa atë udhëtim, vajza nuk mund t’i vazhdojë studimet.

Japoni 3Kështu, operatori i linjës hekurudhore lokale, “Hokkaido Railway Co”, i cili disa vjet më parë kishte parashikuar të mbyllte këtë stacion dhe dy të tjerë pranë tij për shkak të përdorimit të pakët të qytetarëve sipas planit të racionalizimit, ka vendosur ta mbajë hapur, të paktën deri sa të diplomohet Kana, ceremonia e së cilës duhet të jetë në mars të vitit 2016.

Japoni 4Lajmi, pasi kishte qarkulluar në rrjetet sociale japoneze, është shpërndarë dhe edhe në faqen në “Facebook” të CCTV, televizioni shtetëror kinez, i cili konfirmoi që treni do të vazhdojë të kalojë në stacionin e zakonshëm deri në 26 mars.

Vendimi nuk ka të bëjë me periudhën shkollore, por vetëm me nevojën e pasagjeres së vetmuar, e cila kështu mund të realizojë, pas shumë lodhjesh, ëndrrën për t’u diplomuar.

Japoni 5Lumturia e qytetarëve të aziatikë ka qenë e madhe. “Kjo do të thotë se po qeveriset mirë në të gjitha nivelet”, – lexohet në komentet në “Twitter” ose sërish: “Pse nuk duhet të jap jetën për një shtet si ky, i cili është i gatshëm për të kënaqur të gjitha nevojat tona?”.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: