Albspirit

Media/News/Publishing

Suedezi Erik Karlfeld, anëtar i Akademisë, Nobel në Letërsi 1931, i vetmi i vlerësuar pas vdekjes

1 Erik Axel Karlfeldt

Erik Axel Karlfeldt (Avesta, 20 korrik 1864 – Stockholm, 8 prill 1931) ishte poet suedez. Në 1931, menjëherë pas vdekjes së tij, vlerësohet me Çmimin Nobel për Letërsi. Ai e kishte refuzuar çmimin në vitin 1918, duke qenë një anëtar i Akademisë.

Më poshtë një poezi e tij:

MAGJISTARE

Kur nata nebulozë është gri

si argjili dhe me avuj të lagshtë,

shtriga shtatzëne vesh

veladonin e saj dhe del

jashtë derës fshehurazi; zvarritet

përreth shtëpive rakitike, kasolleve;

midis tufave nguruese të barit gjethedielli,

mes xhufkave të çikoçelëve dhe graminaçeve.

Pastaj kthehet dhe përmbytur nga një napë e lagur

shtrydh vesën në një kupë.

Post Scriptum

Poeti suedez ka lindur në Stokholm, ka studiuar në Universitetin e Uppsala dhe për të ndjekur studimet atij iu desh të punojë si mësues në disa shkolla. 5 vjet pas diplomimit ai u punësua në Bibliotekën Mbretërore të Stockholmit. Në 1905 zgidhet anëtar i Akademisë suedeze, në 1907 është anëtar i Komunitetit të Nobelit dhe më 1912 Sekretar i përhershëm i Akademisë, post të cilin e mbajti deri në vdekje.

Disa nga veprat e tij janë:

Modern Swedish Poetry Part 1 (1929)
Arcadia Borealis (1938)
The North! To the North! (2001)

Ndërsa poezitë e tij ishin: “Këngët e shkretëtirës dhe të dashurisë” që u shtyp në vjeshtën e 1895, “Kënga e Fridolinit”, “Kënaqësia e Fridolinit”, “Flora dhe Pomona” dhe “Briri i vjeshtës”. Në vitin 1917 Universiteti Uppsala i dha një dekoratë nderi. Ai vdiq më 8 prill 1931.