Albspirit

Media/News/Publishing

Sulltani i Bruneit: 5 vjet burg kush feston Krishtlindjet

Sulltani 2
Sulltani i Bruneit

“Pesë vjet burg kush feston Krishtlindjet”. Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkian ka vendosur që edhe këtë vit, në shtetin e vogël të Borneos, në 25 dhjetor qytetarët duhet të respektojnë ligjin. “Nuk lejohen kryqe apo zbukurime dekorative në pemë”.

Nëse jashtë vendit të tij, Hassanal Bolkian adhuron luksin perëndimor dhe për këtë shkon shpesh në Londër, pas rikthimit në atdhe, duket se është shumë strikt në besimin e tij.

Pasi riktheu ligjin e Sharias në vitin 2014, sulltani i Bruneit, në janar kishte njoftuar se do të ndalonte festimet për Krishtlindje të 2015-ës. Dhe këtë vit, sipas asaj që shkruan “Daily Telegraph”, në 25 dhjetor qytetarët nuk do të mund të “mbajnë simbole si kryqe, ndezje të qirinjve, të zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve, të këndojnë vargje fetare apo të dërgojnë urime”.

Kush nuk është mysliman, mund të festojë Krishtlindjet, por vetëm në brendësi të komunitetit të tij dhe pasi të ketë paralajmëruar autoritetet dhe shpjeguar se çfarë ka ndër mend të bëjë.

Sulltani 1
Familja mbretërore e Bruneit

Ministri i Çështjeve Fetare të Bruneit, ku rreth 65% e popullatës është e besimit mysliman, ka shpjeguar që ndalimi për të festuar Krishtlindjet është një mënyrë “për të ruajtur besimin e fesë myslimane”.

Shpesh, gjatë festimeve të Krishtlindjeve, fëmijët apo edhe të rriturit myslimanë mbajnë veshur kapele të Babagjyshit të Krishtlindjeve dhe në njoftimin e shpërndarë në janar, lexohet që “duhet të kenë kujdes, sepse këto festime nuk janë të lidhura me Islamin dhe mund të dëmtojnë fenë e tyre”.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: