Të jesh autist në Rusi

1
Se a do ta fillojë Vera shkollën me moshatarët e saj, gjithçka varet nga trajtimi që merr, ose nuk merr, gjatë viteve të ardhshme. Për një përmirësim stabil, Vera ka nevojë për trajtim konstant. Por, nëna e saj e përballon terapinë private vetëm një herë në muaj. Një vizitë e vetme te neurologu i kushton asaj të ndajë një pjesë të mirë nga buxheti i saj.

2
Në Khakassia, nuk ka psikologë të financuar nga shteti, neurologë, apo specialistë për autistët.

3
Të gjitha dritaret dhe dyert e shtëpisë janë të mbyllura me çelësa. Vera nuk ka instiktin e vetëmbrojtjes; ajo mund të dalë nga dritarja, të vrapojë jashtë vetëm me të brendshme, të dalë para ndonjë veture, ta vendosë dorën mbi shporetin e nxehtë, e prapë të mos e derdhë asnjë pikë loti.

4
Vera ulet në një stol në këndin e lojërave. Ajo ka nevojë për kontakt me fëmijët e tjerë, por të rriturit i marrin sjelljet e saj si të një “fëmije të lazdruar që sillet keq”. Pasi të shpjegohet gjendja e saj, ata zakonisht i thonë Alenas: “Ti duhet të rrish në shtëpi”.

5
Vera në dhomën e saj. Ky urdhëri: “Duhet të rrish në shtëpi, është kërcënim për jetët tona”, thotë Alena, duke shtuar se është sikurse të jetosh në një kafaz.

6
Kalërimi i kuajve mund ta ndihmojë Verën, por nevojiten para dhe transport, që familja nuk i ka.

7
Kur Vera ishte vetëm 1 vjeç, ajo zhvilloi një ç’rregullim gjumi dhe ajo flinte vetëm dy ose tri orë në ditë. Alena, e cila e rritë Verën e vetme, shpesh ligështohej nga mungesa e gjumit. Miqtë dhe të afërmit vinin shpesh për t’u kujesur për Verën gjatë natës.

8
Pas disa vitesh kërkimesh, mjekët që i gjeti Alena zgjodhën problemin e saj me gjumin. Tani, Vera flen mirë, kupton se çfarë i thotë e ëma, ushqehet vet, ka mësuar të flasë, i luan disa lojëra për zhvillimin e fëmijëve, dhe shpreh ndjenjat e saj te familja.

9
Vera është një vazjë shumë aktive. Por, nganjëherë ajo ka ndërrim disponimesh, që ndikon që ajo pastaj të gjuajë me karrige apo t’i shqyejë letrat e mureve.

10
Vera sheh fëmijët në kopsht, aty ku ajo nuk pranohet. Vështirësitë që shkaktohen nga gjendja e saj e kanë cilësuar atë si jo të gatshme për kopsht. Për t’u pranuar në një institucion të specializuar shkollor, nënës së saj i duhet t’i kompletojë një paketë me dokumente, për të cilat nevojiten më shumë para.

11
Alena dhe Vera duke shkuar në klinikën private. Vera nuk mund t’i vizitojë spitalet normale, pasi ajo ka frikë nga trumat e njerëzve aty. Nuk ka klinika të specializuara për fëmijë me nevoja të veçanta; nuk ka benefite e as privilegje. Alena nuk fiton aq sa për t’i paguar testet e nevojshme, pasi ajo e kalon gjithë kohën me Verën në shtëpi.