Albspirit

Media/News/Publishing

“Ujqit e Natës” e vazhdojnë rrugëtimin e tyre


Ilustrim

Grupi i njohur rus i motoçiklistëve, “Ujqit e Natës”, kanë lënë sot kurora lulesh në një monument të ushtarëve sovjetikë në Bratisllavë, derisa po e vazhdojnë rrugën e tyre me qëllim të arritjes në Berlin para 9 majit.

Nacionalistët e zëshëm, njëkohësisht edhe përkrahës të presidentit rus, Vladimir Putin, duan të shkojnë në Berlin për ta shënuar 71 vjetorin e fitores së Luftës së Dytë Botërore kundër nazistëve gjermanë. Por, ky grup, i cili përballet me sanksione amerikane për shkak të rolit të tij aktiv në aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, e ka të ndaluar të hyjë në Poloni. Liderët e opozitës në Bjellorusi gjithashtu kanë bërë thirrje që këtij grupi t’i ndalohet hyrja në vendin e tyre në të ardhmen, duke i cilësuar si “ekstremistë”, pasi lideri i “Ujqve të Natës”, Aleksandr Zaldostanov, ka thënë se Bjellorusia është pjesë e Rusisë, një deklaratë që konsiderohet si mohim i jashtëligjshëm i sovranitetit të Bjellorusisë. “Ujqit e Natës” kanë thënë se do të qëndrojnë në Sllovaki deri më 6 maj, kur planifikojnë të udhëtojnë për në Vjenë. Ata gjithashtu planifikojnë të ndalen në Pragë, më 7 maj, përpara cakut të tyre përfundimtar në Berlin, më 8 maj.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: