Albspirit

Media/News/Publishing

Veprimi i rrezikshëm i meshkujve gjatë aktit intim

Prezervativi është i vetmi kontraceptiv që mbron jo vetëm nga shtatzënitë e padëshiruara, por edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ekzistojnë lloje të ndryshme, në mënyrë që seksi të përjetohet lirisht, njëlloj si të mos ishte, por pavarësisht kësaj janë të shumtë ata që refuzojnë ta përdorin.

Sipas të dhënave të shitjes nga kompania “Durex” në Itali, vetëm një person në pesë e përdor. Praktikisht 45% e meshkujve në Itali, bën seks pa mbrojtje dhe kjo përqindje vjen në rritje nga viti në vit, shkruan noa.al.

Ajo që shtyn meshkujt të mos përdorin prezervativ është frika se mund të limitojë kënaqësinë dhe zbehë ndjeshmërinë.

Por një veprim i tillë është shumë i pakujdesshëm, pasi rrezikon shumë, ndaj apelohet që të përdoren sa më shumë dhe të përdoren sa më shumë spote sensibilizuese.

Please follow and like us: