Video që u pa mbi 66 milionë herë në 24 orë
Më tepër se 66 milione shikime në 24 orë. Është videoja e titulluar ‘Body Image’, që Jody Steel ka publikuar në profilin e vet në Facebook. Në më pak se 1 minutë trupi i artistes shtrëngohet nga një ‘rrip’, simbol i luftës ndaj personave të pushtuar nga dëshira për të pasur një trup perfekt me çdo kusht.
Vepra e artit përfaqëson një timelapse gjatë realizmit të saj nga ana e Steel. Në komentin e vet një ditë pas publikimit dhe suksesit të jashtëzakonshëm të videos, artistja inkurajon të gjithë njerëzit ta duan trupin e tyre, pavarësisht mungesës së perfeksionit.
“Një ditë e kuptova se natyrisht, nuk kam format e një shisheje Coca Cola, as këmbët e gjata e të drejta dhe nisa të ndihem nën presionin e modeleve që bota e sotme nga ofron si e vetmja alternativë. Ndaj, lëreni veten të lirë dhe mësoni të shijoni gjërat që doni në jetë. Mund të jeni të shëndetshëm e të lumtur”, shkruan Steel.