+16/Sherr femëror për tradhtinë e të dashurit
Një video shokuese, shfaq momentin kur një grua shkelet me veturë nga e dashura e re e partnerit të saj jobesnik. Në video mund të shihet se si kjo grua bërtet, shan dhe hedh sende të forta në veturën e gruas që ia rrëmbeu të dashurin. Besohet se kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, ndërsa lokacioni i saktë ende nuk dihet.
Videon e ka filmuar me kamerë një burrë nga dritarja e apartamentit të tij, ku dëgjohet duke thënë “tani do të shikojmë se si do të vrasin njëra-tjetrën”. Gruaja e veshur në të bardha shihet duke marrë disa sende të forta nga një veturë e zezë, ku më pas vrapon në drejtim të veturës së të dashurës së re të partnerit të saj, duke ia thyer xhamin. Por ajo shumë shpejt u nervozua dhe kështu filloi të lëviz veturën mbrapa duke e shtypur gruan të cilës ia rrëmbeu njeriun e jetës.