Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat ndaj gazetarit, qëllohet me armë nga kolegu

Gazetari, objekt i atentatit, Can Dundar

Një person ka qëlluar në drejtim të gazetarit turk Can Dundar, i cili po përballet në një gjykatë në Stamboll me akuzën e zbulimit të sekretit shtetëror. Atentatori qëlloi të paktë tri herë jashtë ambientit të gjykatës, thanë dëshmitarët. Dundar shpëtoi, por raportohet se gazetari ka mbetur i plagosur. Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin dhe ai quhet Erdem Gul, një ish-koleg i Dundar i cili e quajti “tradhtar” para se ta qëllonte me plumba. Edhe i dyshuari është në gjyq për të njëjtën akuzë. Dundar, ish-redaktor i gazetës “Cumhuriyet” dhe gazetari Gul akuzohen për një seri raportimesh që përfshijnë shërbimin inteligjent turk në transportimin e armëve për në Siri në fillim të vitit 2014.
atentatori_copy_1Atentatori Erdem Gul

Please follow and like us: