Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohen llogaritë e Lule Makashit

luli makashi e bijaLlogaritë bankare të agjencisë së punësimit “Ande-LM”, administratores Lule Makashi dhe të bijës Adeila Makashi janë vendosur nën sekuestro për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës. Kjo masë është vendosur nga gjykata e Tiranës, e cila ka pranuar kërkesën e organit të akuzës.

Lule Makashi u prangos pak ditë më parë teksa u deportua nga Kanadaja së bashku me të bijën, ndërsa qëndron me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e mashtrimit me pasoja të mëdha.

Urdhri i sekuestros u është shpërndarë të gjitha bankave të nivelit të dytë, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë se në këto banka është gjetur një sasi e vogël parash që do t’u shpërndahet personave të mashtruar. Të njëjtat burime sqaruan se pak ditë para se të largohej drejt Kanadasë, Lule Makashi ka kryer veprime të shumta në bankat e nivelit të dytë duke boshatisur llogaritë. Gjatë arrestimit, 52-vjeçares Makashi iu konfiskuan 3600 dollarë dhe 21 telefona celularë me të cilët ajo komunikonte me klientët që mashtronte prej më shumë se një viti.

Numri i personave të mashtruar nga agjencia “Ande-LM” në pronësi të Makashit, me premtimin se do të punësoheshin në Kanada, Angli dhe Australi, ka arritur në 360. Pak ditë më parë, këta shtetas i dërguan një peticion Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Shërbimit Informativ Shtetëror ku kërkonin zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e parave që kishin paguar.

Please follow and like us: