Botohet “Letërkëmbimi” i Pjetër Bogdanit
PJETËR BOGDANI
Letërkëmbim
Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë
së Tivarit (1660-1670)
Autori: Pjetër Bogdani
Titulli: LETËRKËMBIM, IPESHKËV I SHKODRËS DHE ADMINISTRATOR I ARKIPESHKVISË SË TIVARIT (1660-1670)
Përktheu: Odette Marquet
Numri i faqeve: 212 fq
Cmimi: 700 leke
Botues: Botimet IDK
ISBN: 978-9928-136-38-1
Letërkëmbimet zbulojnë edukatorin intelektual, por në të njëjtin plan edhe bariun besnik. Në krah të kishës dhe fesë së tij ngrihet shkenca dhe dëshira për arsyen. Dokumentat na tregojnë sesi me Bogdanin, në këtë pjesë të errët dhe persekutuese të historisë së shqiptarëve lind edhe një frymë e re, ku krahas rezistencës ndaj turkut, shprehet kërshëria për kërkime, libra e meditime. Ku besëtytnitë dhe fanatizmat ia lënë vendin dijes dhe besimit të lirë. Por përveç dashamirësve të librit, historianëve dhe letrarëve, leximi i letërkëmbimeve të Bogdanit, sikurse edhe përvjetori e përkujtimi i kthimit të tij në shërbim të kishës shqiptare, na fton të gjithëve të meditojmë, dhe të kthehemi në njerëz shpirtëror, sepse siç do të profetizonte edhe një francez i madh, André Malraux, sikur ta kishte profetizuar për shqiptarët sot, bota e këtij shekulli do të jetë shpirtërore ose nuk do të jetë fare.