Braktis policinë që duam për t’u bërë striptiste

Një police meksikane e cila fitoi mjaft fansa pasi postoi një selfie topless online thotë se kjo “famë” e re i shkatërroi martesën.
Muajin e kaluar Nidia Garcia la punën e saj si police për të shmangur pushimin nga detyra pasi policia e Escobedo tha konfirmoi se po hetonte fotot e saj me uniformë, teksa tregonte gjokset. Por teksa kjo famë e re e saj po rritej, Nadia thotë se bashkëshorti i saj nuk i flet më pasi mësoi se fotot selfie nuk ishin për të. “Fotot nuk ishin bërë për bashkëshortin tim. Ai u zemërua që një tjetër mashkull më kishte bërë të tilla foto, dhe u largua nga shtëpia. I thashe nëse dëshironte të largohej, le të shkonte. Tani, që po performoj si striptiste, ai pretendon se nuk po ndodh asgjë”, ka thënë ajo për MailOnline.