Albspirit

Media/News/Publishing

Gjukanoviq: Pa një Ballkan të qëndrueshëm, nuk ka Evropë stabile

Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq tha se “integrimi i plotë” i Ballkanit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike nuk është punë e kryer dhe kjo mund të ndikoj negativisht në stabilitetin e rajonit dhe të Evropës.

“Ballkani është ende punë e papërfunduar”, ka thënë Gjukanoviq në Budva, konkretisht në hapjen e Forumit 2BS i dedikuar për çështjet e sigurisë, transmeton Indeksonline.

Takimi këtë vit ka të bëjë me tema të ndryshme, duke filluar nga e ardhmja në NATO-s, lufta kundër shtetit islamik e të tjera.

Është parashikuar që të shtunën, të marrin pjesë edhe presidentët e shteteve të tjera duke filluar nga ai i Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë Filip Vujanoviq, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Borut Pahor.

Gjukanoviq, tha se çdo alternativë që cenon paqëndrueshmërinë e integrimit të Ballkanit kërcënon një nga përparimet demokratike dhe civilizuese për rajonin.

“Po, pa një Ballkan të qëndrueshëm, nuk ka Evropë stabile kjo është treguar edhe në kontekstin e krizës së refugjatëve dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor, kujtoi se vendet e rajonit kanë një pozicion të rëndësishëm strategjik dhe gjeopolitik si roje të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian “, tha Gjukanoviq.

Ai poashtu, tha se Mali i Zi është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të rajonit për t’iu kundërvënë terrorizmit.

Gjukanoviq  është shprehur i bindur se Mali i Zi në vitin 2017 do të jetë anëtare e NATO-s.

Në takimin e sigurisë në Budva, siç është paralajmëruar, do të flasë edhe zëvendës Sekretari i përgjithshme e NATO-s, Alexander Vershbow dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavasoglu. /Indeksonline/

Please follow and like us: