Izraelitët që promovojnë Sarandën
Dani dhe David, një çift i ri izraelitësh, janë duke jetuar në Sarandë që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ata kanë ngritur një bisnez të vogël turistik dhe janë të entuziazmuar me Shqipërinë.
Hosteli ku banojnë është areduar thjesht dhe ata shpresojnë që ai të bëhet streha e të gjithë vizitorëve që nuk dinë asgjë asgjë për vendin tonë.
“Kisha një shok këtu që kishte një hotel të vogël. Nuk e njihja fare Shqipërinë më parë dhe desha ta vizitoj si vullnetare, por ai më tha se i duhej një menaxhere. Pasi e diskutuam me Davidin, që në atë kohë ishte i dashuri im, vendosa që të vij. Ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme duke filluar me njerëzit, natyrën, malet, detin dhe diellin. Vizitorët po rriten dhe në pak vite të gjithë do të vijnë këtu”, thotë Danielle Richer.
Dani tregon se megjithë avantazhet që e sollën atë dhe Davidin në Shqipëri, burokracia shpesh bëhet pengesë për t’u informuar dhe për të ndjekur procedurat ligjore.
“Dija vetëm gjëra të vogla nga filmat para se të vija. Kur Dani hodhi idenë e ardhjes m’u duk se ishte një plan ekzotik dhe fillova të lexoja ca gjëra sepse mendoja se kisha të bëja me një vend rural. Më pas pashë fotot e Danit dhe thashë le të shkojmë. Ju gëzova shumë kësaj pamjeje. Ajo që unë nuk e përball dot është burokracia dhe kjo është pjesa e Danit. Megjithë gjërat e mrekullueshme që keni këtu ajo që duhet korrigjuar menjëherë sidomos për të huajt është nevoja për t’i orientuar ata, gjithçka duhet të jetë më e aksesueshme.”
Dani dhe David, tashmë banorë të Sarandës, do të presin këtë verë klientët e tyre të parë.