Jehona botërore e veprës së Kadaresë
Nga Sadik ELSHANI-Filadrlfia*/
Letersia shqipe qe ne lindje, ne hapat e saj te pare ishte pjese e letersise europiane – permbajtja dhe gjuha e saj ishin pjese e latinicitetit europian. Kur pushtuesi turk e kishte ndare, izoluar Shqiperine nga kontinenti europian, ishte pikerisht letersia ajo qe po e thyente ate rrethim tragjik dhe po i mbante te gjalla lidhjet kulturore, shpirterore me boten e perparuar europiane. Kete tradite me vone e vazhduan edhe autoret arbereshe, qe nga koha e Leke Matrenges, Jul Varibobes, De Rades e deri te brezi me i vonshem qe ishin edhe fizikisht edhe shpirterisht pjese e qyteterimit europian, perendimor. Me vone edhe letersia ne vendin meme nxori nga gjiri i saj poete si Lasgush Poradeci e Migjeni qe krijuan letersi te nivelit europian, por qe ne kohen kur i krijuan veprat e tyre, nuk ishin aq te njohur jashte botes shqiptare. Per fat te keq, ne gjysmen e dyte te shekullit XX, gati per 50 vite Shqiperia u vetizolua, i shkeputi gati te gjitha lidhjet me boten e jashtme – vetem fizikisht ishte pjese e kontinentit europian. Dhe perseri ishte letersia ajo qe po e cante rrethimin, po i hapte rruget, po i ndertonte urat ne mes Shqiperise dhe botes se jashtme. Ishte pikerisht shkrimtari Ismail Kadare, talenti dhe vepra e te cilit po i paraqiste botes nje Shqiperi tjeter, po i paraqiste botes vlerat, historine, traditat, kulturen tone kombetare – vlerat mbi kundervlerat.
Ismail Kadare eshte shkrimtari yne me i madh, me i afirmuar ne arenen nderkombetare dhe ze nje vend te rendesishem, te nderuar ne letersine boterore si njeri nder shkrimtaret me interesant e me te talentuar te kohes sone. Prandaj eshte edhe shkrimtari me i perkthyer shqiptar. Edhe pse rrugen e vet letrare e filloi si poet, ai kete fame e arriti me romanet e tij te nje cilesie te lart artistike, temat e qelluara dhe stilin e tij krejt origjinal. Me te drejte ate e quajne ambasador i letersise, kultures shqiptare dhe vlerave tona kombetare. Por me teper se nje ambasador, ai ne letersine europiane dhe ate boterore eshte nje dukuri (fenomen) qe me talentin dhe shkathtesine artistike te prozes se tij, erdhi papritur dhe siguroi nje vend te merituar ne kete letersi. Vepra e tij u prit me habi dhe nje interesim te jashtezakonshem, sepse askush nuk e kishte paramenduar se nga Shqiperia e vogel dhe e izoluar, mund te vinte nje shkrimtar i madh i kalibrit te Ismail Kadarese.
Pra, cilat jane arsyet e interersimit qe zgjoi proza romaneske e Kadarese ne arenen nderkombetare, duke u perqafuar njelloj nga te gjitha shtresat e lexuesve? Kadare ne veprat e tij trajton ceshtje kyce, jetike (vitale), ekzistenciale, traditat fisnike dhe te perditshmen e popullit shqiptar, por njeherit duke e ngritur me nje mjeshteri te rralle artistike, me njohuri te thella intelektuale e filozofike edhe ne planin nderkombetar – u jep atyre edhe dimensionin univerzal. Sjell dicka te re, dicka magjepse e te mistershme – Gogoli, Kafka, Oruelli, Markezi jane gershetuar mire, jane shkrire e bere nje ne universin krijues te Ismail Kadarese, per te krijuar dicka origjinale.
Me romanin e tij te pare, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, Kadare terhoqi vemendjen e kritikeve me talentin, stilin e tij – ne menyre origjinale i caset trajtimit te luftes, ketij fenomeni shoqeror mjaft kompleks, ketij absurdi qe sjell shkaterrimin individual (psiqik e material), sjell tragjedite kolektive (kombetare). Kadare ne kete rast niset nga pasojat, pra eshte nje vizion paqesor i luftes, por ne te vertete eshte me i tmerrshem se vete lufta. Lufta ka kohe qe ka mbaruar, por njerezit veshtire mund ta harrojne ate – ajo ka lene gjurma te pashlyeshme ne psiken e njerezve (episodi i plakes Nice). Ai deperton thelle ne etiken e popullit shqiptar, duke e njohur thelle mendesine e psikologjine e tij. Shqiptari i shtyre nga instikti, nga dashuria e pakufishme per atdheun, mbrojtja e te cilit eshte nderi me i madh i tij – ne lufte ai eshte i eger e i pameshirshem (episodi i malesorit Nik Martini), ndersa ne jete shqiptari eshte bujar, mikprites e punetor. Humanizmi, vlerat e larta njerezore te tij duken me se miri kur pas kapitullimit te Italise, shqiptaret nuk i vrisnin ushtaret italiane, por i mbronin, i strehonin ata nga asgjesimi gjerman – viktima e mbronte pushtuesin e deri para pak casteve nga aleati i tij i meparshem. Rast ky i rralle, ndoshta edhe i vecante ne historine e njerezimit. Ketu shkrimtari me mjeshteri e ka futur ditarin e ushtarit italian si nje deshmi te drejperdrejte dhe njeheresh per te futur dicka te bute, humane ne kete tregim te tmerrshem. Kadare nuk tallet me kufomat, por me ata qe i udheheqnin ne lufte, me ata qe jane ne gjendje t’i hedhin edhe sot. Vepra ka porosi te thelle humane dhe kundermilitariste – prodhimi, pasojat e vetme te luftes jane kockat dhe tragjedite njerezore. Ky roman i botuar ne Paris me 1970, ne perkthimin mjeshteror te Jusuf Vrionit, hapi rrugen per popullaritetin e Ismail Kadarese ne France dhe ne arenen nderkombetare.
Edhe per romanin “Keshtjella”, Kadare gjithashtu e merr subjektin nga historia e popullit shqiptar, qendresen dhe lufterat e popullit shqiptar nen udheheqjen e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut. Bashkimi i forcave, vendosmeria per ta mbrojtur atdheun, morali i larte luftarak i ben balle cdo pushtimi – eshte ky nje perfundim univerzal qe nxirret nga ky roman. Kadare edhe ketu niset nga relacioni, e kaluara e vertetuar historikisht, kah e tanishmja, duke nxjerr keshtu perfundime te drejta e reale. Kuptimet alegorike edhe ketu nuk mungojne, Kadare aludon ne Shqiperine e viteve te 60-ta, prishjen e marredhenjeve me Bashkimin Sovjetik, ngjarje qe me vone do t’i trajtoje ne romanin “Dimri i madh”.
Sikurse ne romanin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, ashtu edhe ne romanin “Keshtjella”, si dhe ne veprat tjera, Kadare me sukses e perdor simbolin, metaforen. Derisa te “Gjenerali…” shiu e ben atmosferen nostalgjike, te zymte dhe e veshtireson terrenin, te “Keshtjella” kemi vapen e madhe, qe do te thote se, si veres, ashtu edhe dimrit ky vend veshtire pushtohet. Romani “Keshtjella” eshte botuar ne Paris me 1972, me titull: “Daullet e shiut”.
“Kronike ne gur”, roman i ndertuar mbi nje mozaik ngjarjesh me nje ngjyre shqiptare, atmosfere te zymte e hijerande ballkanike dhe me nje dimension dramatik europian, padyshim eshte nder veprat me te fuqishme ne letersine shqipe dhe romani me poetik i Ismail Kadarese. Ne kete roman ai na paraqet jeten e qytetit te tij te lindjes, Gjirokastres, gjate luftes, qe ne te vertete mund te jete cilido qytet i Shqiperise, duke paraqitur tere ate amulli te jetes mikroborgjeze, provinciale, mendesine e saj qe e pasqyron ne menyre groteske. Eshte nje bote ne kufirin e reales dhe fantazise: pershkrimi i qytetit, magjite, thashethemet e paragjykimet; nje fqinje qe duket si Ledi Makbeth; individe qe per cdo pushtues i mbajne gati flamujt e tyre dhe sipas pushtuesit perkates i nderrojne edhe emrat; ushtrite pushtuese qe shkonin e vinin, qyteti here kalonte ne duart e njerit, here ne duart e tjetrit; plakat qe po bisedonin: “Qytetit po i nderrohet gjaku”. Te gjitha keto i paraqet ne menyre mjeshterore, fenomenale permes perjetimeve, vezhgimeve, fantazise e imagjinates se nje femije, qe mund te jete vete autori. Te gjitha tabllote e kesaj jete ne menyre organike lidhen ne nje mozaik te bukur, duke na sjellur tere atmosferen e zymte, mbytese te atij qyteti te cuditshem, ku sic thote edhe vete rrefyesi i ketyre ngjarjeve:”Ishte e veshtire te ishe jemije ne ate qytet”.
Karakteri universal nuk mungon as ne kete veper. Permes lojes se femijve me pulla postale, paraqet pazarlleqet dhe ndarjen e botes mes fuqive te medha, ndersa thertorja paraqet boten ne lufte qe eshte shnderruar ne nje thertore te tmerrshme, ku vdesin mijera njerez te pafajshem. Me romanin “Kronike ne gur” Kadare ben edhe nje hap perpara ne persosjen artistike, duke e zevendesuar heroin individual me ate kolektiv, ne kete rast, qyteti prej guri. “Kronike ne gur” eshte botuar ne Paris me 1973.
Ne romanet “Kush e solli Doruntinen” dhe “Prilli thyer”, Kadare paraqet te kaluaren legjendare te Shqiperise dhe zakonet e traditat e shqiptareve, Kanunin. Motivet e romanit “Prilli i thyer”, regjisori brazilian Walter Sales, i ka shfrytezuar per filmin ‘Prapa diellit”, duke e vendosur ngjarjen ne Verilindje te Brazilit, sepse edhe ata kane zakone te ngjashme per gjakmarrjen. Ne romanin “Kush e solli Doruntinen”, Kadare si njohes i mire i tradites shqiptare dhe karakterit te forte te shqiptarit, me mjeshteri e shtjellon konceptin e beses dhe lidhjeve te forta familjare te shqiptarit. Besa dhe familja jane te shenjta per shqiptaret. Kadare me shume sukses eshte marre me temat historike nga e kaluara e popullit tone dhe nga historia boterore. Ka shkruar shume per temat, ngjarjet nga historia e te gjitha koherave te Shqiperise, por gjithmone duke aluduar kohen ne te cilen shkruante, kohen e tanishme, duke e perdorur me mjeshteri e zgjauresi dekorin otoman, duke u fshehur prapa ketij dekori. Kjo me se miri pasqyrohet ne romanin “Nepunesi i pallatit te endrrave” (Tirane, 1981), qe merret si kryevepra e Kadarese – ketu e hasim boten e Franc Kafkes dhe Xhorxh Oruellit. Detyra e ketij nepunesi eshte qe t’i analizoje endrrat dhe ankthet e shtetasve te Sulltanit, t’i interpretoje per t’ua dhene autoriteteve per te parandaluar cdo pakenaqesi, rebelim te mundshem. Per shqiptaret, analogia nuk eshte e veshtire te kuptohet. Kur flasim per temat nga historia boterore, kemi nder mend romanin “Piramida” qe rrefen per ndertimin e Piramides se Keopsit dhe njeheresh eshte nje alegori politike e historike per sundimtaret absolut. Dicka te ngjashme u kujton shqiptareve edhe piramida e ndertuar ne qender te Tiranes.
Ne shumicen e veprave te tij, Kadare ka si subjekt Shqiperine, historine e te gjitha koherave dhe te tanishmen e saj, boten shqiptare, perpjekjet e shqiptareve per liri e paveresi, per mbijetese. Duke u nisur nga nje pozicion neutral, ai botes i ka paraqitur shqiptarin me te gjitha karakteristikat e tij si: luftetar, qendrestar, mikprites, besnik e punetor e me nje bote te pasur shpirterore. Kadare me mire se cilido shkrimtar tjeter shqiptar ka arrirur te bashkerendoje bukur karakterin kombetar e univerzal. Si shkrimtar me nje horizont te gjere njohurish, me gjenialitetin e tij krijues i shpalosi botes dicka te re e jo aq te njohur, ne menyre poetike e artistike ia shpalosi Shqiperine, duke deshmuar se edhe populli yne ka vlera dhe ne jemi pjese e pandare e qyteterimit europian. Deri ne rrezimin e diktatures, bota e jashtme ka mesuar me shume per Shqiperine nga romanet e Ismail Kadarese sesa nga ndonje burim tjeter. Prandaj eshte e natyrshme qe vepra e Kadarese ka zgjuar interesimin dhe gezon adhurimin e lexuesve, kritikeve e studiuseve te letersise. Pervec tematikes, permbajtjes, eshte edhe stili, fjala e tij artistikisht e gdhendur bukur, me figuracion e shprehje artistike te fuqishme, duke i lene vend imagjinates se lexuesit dhe kersherise se tij. Me shume sukses e ka perdorur simbolin, metaforen, alegorine, ndersa jo rrallehere fjaline e tij e pershkon nje ironi e holle. Eshte mjeshter i perkryer i fjales se shkruar. Ai ka sjell nje fryme te re shprehese, duke futur metoda e modele te reja ne ndertimin strukturor te romanit shqiptar, duke futur ne letersine shqipe anen psikologjike te personazheve ne menyre te theksuar. Ismail Kadare eshte nje shkrimtar i madh ne te gjitha kuptimet e mundshme te kesaj shprehje, pervec se eshte poet e prozator, ai eshte edhe eseist, mendimtar, studiues i letersise dhe si intelektual i rralle, eshte mjaft i angazhuar per ceshtjet madhore te kombit tone, per te perparuar proceset demokratike ne Shqiperi. Po ashtu, ai eshte i angazhuar ne rrjedhat e zhvillimeve, sfidave bashkekohore nderkombetare. Famen dhe autoritetin e tij nderkombetar e vuri ne sherbim te mbrojtjes se te drejtave te shqiptareve ne trojet e tyre etnike dhe zgjidhjes se ceshtjers se Kosoves.
Nje merite te jashtezakonshme per popullarizimin e veprave te Ismail Kadarese ne France, i takon edhe perkthimit mjeshteror te Jusuf Vrionit (!916 – 2001). Pa perkthimin e shkelqyer, “par excellence” te Jusuf Vrionit, vepra e Ismail Kadarese nuk do te kishte mundur te depertonte me aq sukses ne France, e cila ka nje lexues shume te edukuar, me kerkesa te larta e shije te holle artistike. Me kete rast e kujtojme Jusuf Vrionin ne 100 vjetorin e lindjes se tij. Sukseset e para ne boten e jashtme, Ismail Kadare i arriti ne France, ndersa sot vepra e tij eshte e perkthyer ne mbi 45 gjuhe te botes dhe vleresohet ne te kater anet e botes. Me Kadarene, ne arenen nderkombetare u popullarizua dhe u afirmua letersia shqiptare ne pergjithesi. U zgjua interesimi edhe per veprat e shkrimtareve tjere,si: Migjeni, Lasgush Poradeci, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Jakov Xoxa, Fatos Kongoli, e shume te tjere. Per veprat e Ismail Kadarese jane shkruar me qindra recensione, kritika e studime letrare, te cilat e radhisin ate si njerin nder shkrimtaret me te shquar, me te talentuar e me interesant te kohes sone. Keshtu “Wall Street Journal” e ka vleresuar Kadarene: “Njeri nga romancieret me te shquar te kohes sone, ne te gjithe boten dhe ne te gjitha gjuhet”. Ndersa Alain Bosquet (1918 – 1998), njeri nder poetet, eseistet dhe publicistet me te njohur francez dhe mik i ngushte i Kadarese, eshte shprehur keshtu ne mes te viteve te 70-ta: “Me nje kulture univerzale, ky burre i vendosur, i qete dhe i matur nuk ndien kurrefare nevoje te tradhtoje Gorkin per te dashur Kafken. Qe tani ai eshte ne pozite te lakmoje cmimin e pere Nobel te cilin nje dite do ta marre atdheu i tij. Kjo gje nuk do te jete e tepruar.” Dikush e ka quajtur Kadarene si, “eksporti me i mire shqiptar”. Nje vleresim pak te pazakonshem, por shume domethenes, ia ka bere vepres se Kadarese nje studiuse e re maqedonase, Nina Sabolik: “Une duhet ta urrej Ismail Kadarene. Duhet ta urrej, sepse une jam maqedonase, kurse ai eshte shqiptar, ndersa dy popujt tane kane qene armiq per shekuj me radhe dhe kane luftuar mes tyre jo me larg se nje dekade me pare”. Pasi permend edhe disa shkaqe tjera se pse ajo duhet ta urreje Kadarene, ajo vazhdon: “E megjithate, pasi kam lexuar romanet dhe shkrimet e tij, jo vetem qe une nuk e urrej ate, por dua qe ta shpalle si kandidat per Cmimin Nobel per Letersi 2013”. Kjo eshte ajo porosia sublime, forca e veprave te Kadarese, artit te tij qe shemb paragjykime shekullore, nderton ura miqesie ne mes te popujve. Fal talentit te tij te jashtezakonshem dhe fames nderkombetare, ai arriti t’i mbijetoje diktatures komuniste.
Ismail Kadare qe nga fillimet e krijimtarise se tij eshte duke krijuar vepra te nivelit te Cmimit Nobel. Kete cmim Akademia Suedeze ende nuk ia ka ndare, por lexuesi dhe kritika ka kohe qe ia ka dhene atij Cmimin Nobel. Kjo eshte me rendesi. Cmimi Nobel do t’i bente nder autorit dhe kombit tone, por ne nderkohe ai ka marre shume cmime prestigjioze. Po permendim vetem disa nga me te rendesishmit:
Man Booker International Prize, 2005 (cmimi eshte dhene per here te pare dhe konkurues kane qene edhe fitues te Cmimit Nobel)
Princi i Asturias per Letersi (Spanje), 2009
Jerusalem Prize, 2015
Para ca majsh, Kadarene e nderoi edhe Kongresi Amerikan duke e ngritur flamurin amerikan ne godinen e Kongresit (Capitol Hill), nder ky qe i rezervohet personaliteteve me te shquara vendore e nderkombetare. Ndersa ne dhjetor te vitit 2015, shteti francez e nderoi me dekoraten me te larte, Komandant i Legjionit te Nderit. Qe nga viti 1996 eshte anetar i Akademise se Skencave Morale e Politike te Frances.
Vepra e Ismail Kadarese eshte nje thesar kombetar, Ismail Kadare eshte Vlere, Nderi i Kombit, krenaria jone. Skenderbeu, Nene Tereza, Ismail Kadare bejne nje trini (treshe) qe i bene nder kombit tone, e larteson kombin tone, secili ne menyren dhe madheshtine e vet gjegjese: Ate qe Skenderbeu e beri me shpate, Nene Tereza e beri me urate, ndersa Ismail Kadare eshte duke e bere me pene e art.
Me 28 janar i pari i letrave shqipe i mbushi plot 80 vjet, vite te shfrytezuara mire qe prodhuan vlera te pamohueshme letraro – artistike. Numri 80 ndoshta nuk shkon mire me moshen e re, por shkrimtari yne i nderuar do te mbetet gjithmone i ri, sepse qe ne paraqitjen e tij te pare para lexuesit shqiptar me “Frymezime djaloshare”, ai solli dicka te re, solli nje fryme te re, nje casje te re ne letersine shqipe. Kjo fryme e re nuk u nderpre, keto frymezime nuk u shteren kurre, por nder vite u shtuan, u persosen edhe me shume, duke na dhuruar vepra te bukura si ne proze, ashtu edhe ne poezi – secila me e bukur se tjetra. Arti nuk te le te plakesh.
Ne kete dite te shenuar per Te dhe kulturen tone, shkrimtarit tone te dashur i urojme shendet, jete te gjate dhe te vazhdoje te na dhuroje vepra edhe me te bukura ne te ardhmen!
Gezuar djalosh me plot frymezim!
*Sadik Elshani
Filadelfia, 29 janar, 2016
Me rastin e 80 vjetorit te lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare, me 30 janar, 2016, shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filaderlfia organizoi nje veprimtari. Kjo kumtese u mbajt ne kete veprimtari.