Letrat e Panamasë: Flet për herë të parë personi që bëri zbulimet e Mossack Fonesca
Burimi anonim që qëndron prapa rrjedhjeve të letrave të Panamasë ka folur për herë të parë, duke u ofruar ndihmë autoriteteve ligjore që të bëjnë persekutime në shkëmbim të imunitetit. BBC shkruan se, në një komunikatë për media prej një mijë e 800 fjalëve, John Doe zbulon se ai nuk ka punuar kurrë për ndonjë agjenci të spiunimit apo ndonjë qeveri, transmeton Gazeta Express. Ai fillon komunikatën e vet duke iu referuar “barazisë në të ardhura” si film. Letrat e Panamasë kanë zbuluar se disa njerëz të pasur i përdorin firmat jashtë shtetit për t’iu shmangur tatimeve dhe sanksioneve. Letrat i takojnë firmës ligjore “Mosscak Fonesca”, e cila mohon të këtë bërë ndonjë të keqe, dhe thotë se është viktimë e hakërimit. Letrat ishin hetuar nga qindra gazetarë hetues, përfshirë edhe ata të BBC-së, të cilët kanë punuar fshehurazi me Partneritetin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues për muaj të tërë. Edhe pse emri John Doe përdoret, gjinia e burimit nuk është bërë e ditur. Në komunikatën e quajtur “Revolucioni do të Digjitalizohet”, John Doe fillon duke thënë: “Barazia në të ardhura është njëra nga çështjet përcaktuese të kohës sonë”. Pastaj vazhdon: “Mijëra persekutime mund të burojnë nga Letrat e Panamasë, por vetëm nëse sundimi i ligjit mund t’iu qaset dhe vlërësojë dokumentet ekzistuese”. “PNGH dhe partneret që kanë bërë publikimet më të drejtë kanë thënë se nuk do t’i ofrojnë ato tek agjencitë e ligjit”, shpjegon ai. Por shton: “Unë, megjithatë, do të jem i gatshëm të bashkëpunoj me ligjin aq sa të jem në gjendje. Por, informuesit e ligjshëm, të cilët zbulojnë keq-bërje të padiskutueshme, qofshin ata të brendshëm apo jashtëm, meritojnë imunitet nga ndëshkimi qeveritar”.