Mjekët: Mbroni nishanët nga rrezet e diellit gjatë verës
Në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në çdo javë diagnostikohen mesatarisht 3-4 pacientë me Melanomë që njihet edhe si kanceri më i rrëzikshëm i lëkurës. Bluzat e bardha thonë se ka një ulje të moshës së të prekurve deri në kufijt e adoleshencës prandaj rekomandojnë shmangien e rrezeve ultraviolet gjatë verës. Mjekët apelojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm me ekzspozimin e nishaneve gjatë sezonit të plazhit.
Në shërbimin e dermatologjisë, në QSUT në çdo javë diagnostikohen me kancerin e lëkurës ose sië njihet ndryshe Melanomë, 3 deri në 4 pacientë. Melanoma është një ndër tumoret më të rrezikshme të lëkurës dhe nëse sëmundja është neglizhuar ajo mund të avancojë deri të humbje të jetës. Shkenca ende nuk ka bërë studime të plota për shkaqet e Melanomës, por më të riskuarit janë të gjtihë ata persona që ekspozohen ndaj rrezeve ultravioletë ata që kanë mbi 30 nishane në trup, të gjithë perosnat që kanë lëkurë të çelur dhe ata që kanë histori familjare me kancer.
Migena Vargu: Individët të cilët kanë një lëkurë të çelur sy bojqelli, janë bond, janë më të prirur për të bërë melanoma, por gjithmonë nëse kemi një ekspozim të tepëruar në diellë
Shqetësim për mjekët përbën ulja e moshës së të prekurve; katergoria risk nuk janë personat mbi 40 vjec por dhe adoleshentët.
Migena Vargu: Që në fëmijëri duhen mbrojtur fëmijët nga rrezatimi i tepëruar diellor. Sepse ky rezatim që në moshat fëminore bëhet shkak që në adoleshencë kanë shfaqje të melanomës.
Mejkët rekomandojnë fotografim të nishaneve para dhe pas ekspozimit në diell gjatë verës.
Migena Vargu: Do ti bëja thirrje që të gjithë popullatës që në këtë periudhë tani të kontrollojnë mirë nishanet, madje të bëjnë një fotografim dhe në fund të kontrollojnë imazhet para dhe pas rezatimit.
Bluzat e bardha bëjnë apel prindërve të mbrojnë me kremëra kundër rrezeve të dëmshme të diellit fëmijët e tyre si dhe të mos neglizojshnë ekspertë në rast se konstatojnë zmadhim të nishaneve në trup.