Albspirit

Media/News/Publishing

Motra misterioze e Kim Jong

motra e kim jong unNdërkohë që Koreja e Veriut ka nisur kongresin e rrallë të partisë këtë fundjavë, vëzhguesit presin që motra e liderit Kim Jong-un, Yo-jong, të marrë një rol të rëndësishëm në udhëheqje. Agjencia Yonhap e Koresë së Jugut citon ekspertët teksa thonë se Yo-jong mund të marrë një post ministror nga Partia e Punëtorëve e Koresë. Lëvizja shihet si pjesë e një plani të gjerë të Kim Jong-un për të çimentuar pushtetin brenda partisë dhe vendit.

Por kush është ajo?

Sipas BBC, Kim Yo-jong është vajza më e re e Kim Jong-il dhe ka të njëjtën nënë me Jong-un dhe vëllain Jong-chol. E lindur në vitin 1987, ajo thuhet se është e ngushtë me vëllanë, Jong-un, që është katër vjet më i madh se ajo. Të dy kanë jetuar dhe studiuar në Bernë të Zvicrës në të njëjtën kohë. Ajo thuhet se është e martuar me djalin e Choe Ryong-hae, një sekretar i fuqishëm i partisë. Puna e saj kryesore është të mbrojë imazhin e vëllait. Ajo mori një rol kryesor në departamentin e propagandës në parti në vitin 2014. Ajo menaxhon të gjitha daljet e tij publike, përfshi itineraret dhe logjistikën, si dhe vepron si këshilltarja e tij politike. Nuk shihet shpesh në publik. Tetorin e shkuar u tha se ishte shkarkuar nga departamenti i propagandës pasi kishte bërë një punë të dobët. Por vëzhguesit besojnë se sërish ajo do marrë një detyrë të rëndësishme në udhëheqje, madje thuhet se plani për karrierën e saj është hartuar që në vitin 2008, kur Kim Jong-il ishte sëmurë. Më herët ishte spekuluar se ajo mund të zinte vendin e vëllait, kur ai u zhduk nga sytë e publikut në vitin 2014. Yo-jong thuhet se është një vajzë e ëmbël, ka një natyrë të mirë dhe është e shkathët si një djalë. Megjithatë raportimet thonë se ajo është rritur gjithmonë në hije dhe anëtarët e tjerë të familjes Kim nuk kanë ndërvepruar shumë me të. Zyrtarët e shkollës në Zvicër thonë se ajo ruhej shumë nga rojet dhe kujdestarët, deri në atë masë sa edhe po të kishte një grip të vogël, menjëherë e dërgonin në spital. Edukimi i saj do të jetë tashmë një testim, kur të marrë një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

 

Please follow and like us: