Albspirit

Media/News/Publishing

Për herë të parë Franca do të ketë një kandidat me ngjyrë

Për herë të parë Franca do të ketë një kandidat me ngjyrë

Për herë të parë në garën për President në Francë do të ketë një kandidat me ngjryrë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rama Yade e cila në kohën kur Nicolas Sarkozy ishte President, ka qenë në detyra të ndryshme drejtuese si Ministre e Punëve të Jashtme si dhe Ministre e Sportit, në një deklaratë për radion RMC tha se ka nisur një fushatë të emërtuar ”Franca e Guximshme”.

Yade e cila është me origjinë nga Senegali dhe e Muslimane, në deklaratën e saj tha se ”nuk ka kandidat të madh apo të vogël në zgjedhje”.

Duke nënvizuar se ka një kohë të gjatë që ka nisur fushatën e saj, Yade thotë se problemi më i madh që kërkon një zgjedhje në Francë është mënjanimi i copëtimit të shoqërisë.

Yade thotë se shoqëria franceze është radikalizuar dhe se ka ardhur në një pikë që bën dallime racore dhe diskriminuese. ”Duhet ta rindërtojmë kombin” thotë ajo.

Ndërkohë ajo thotë se lëvizja Yade deri më tani ka 50 mijë mbështetës.

Please follow and like us: