Realizmi socialist në Beograd
Titullohet “Minimal Belgrade” projekti i fotografit Mirko Nahmijas, që dokumenton disa prej elementeve më të rëndësishme të arkitekturës së kryeqytetit serb, në gjysmën e shekullit të kaluar: kompozimet imponuese gjeometrike surreale dhe futuriste, shpesh herë të karakterizuara nga betoni, përfaqësuese të “brutalizmit” dhe të realizmit socialist që mbretëronte në arktekturën, në të njëjtën kohë “e shëmtuar” dhe madhështore, të Jugosllavisë së Titos.
Nga projekti i Nahmijas shfaqet fytyra e një Beogradi tashmë pothuaj të harruar, një vështrim i ndryshëm që i përket një epoke e cila mes banorëve shkakton ende një përzierje emocionesh, mes kundërshtimit dhe nostalgjisë.
“Karakteristika parësore e këtyre ndërtesave mahnitëse është që do të ngjajnë gjithmonë jo vetëm futuriste, por sikur të jenë marrë dhe të na jenë sjellë ne nga e ardhmja”, ka thënë për ANSA-n fotografi, duke folur për projektin e tij, i cili është i disponueshëm me detaje në faqen e internetit minimalbelgrade.com. /Ansa