Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA gati të hedhë “Gjahtarin e deteve”, superanijen autonome

 

Përpara disa javësh SHBA prezantoi projektin e saj ambicion për superanijen pa ekuipazh të quajtur “Sea Hunter”.

Duket se ajo ka kaluar gjithë testet e nevojshme dhe është gati të hidhet në det.

Peshon 140 tonë dhe është 40 metra e gjatë.

Nuk bëhet fjalë për një anije të zakonshme lufte, por një anije e sofistikuar që telekomandohet dhe lundron edhe në autonomi të plotë.

S’ka aspak nevojë për ekuipazh apo kapiten.

Anija mund të ndryshojë tërësisht sistemin në transportet detare dhe është cilësuar si “një fillim i ri në taktikën detare”.

Mund të lundrojë me një shpejtësi deri në 50 km në orë, 27 milje detare.

Është projektuar për të gjuajtur nëndetëset armike dhe është ndërtuar në Oregon nga “Defense Advanced Research Projects Agency”.

 

Please follow and like us: