Shkodër, 530 ndërtime pa leje në zonat e mbrojtura
530 ndërtime pa leje rezultojnë të evidentuara në zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës dhe tendenca ka qënë në rritje veçanërisht në zonën e Thethit.
Shifra jepet nga kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për veriun Agim Dardha i cili thekson se plani i ri që po hartohet do të përcaktojë fatin e një pjese të këtyre ndërtimeve.
Lidhur me kërkesat e reja për ndërtim në këto zona, Dardha sqaron se ende nuk ka një hipotekim të pronave, ç’ka për momentin e mban proçesin pezull.
Shkodra mbetet një nga zonat më të veçanta sa i përket kompleksitetit të këtyre pasurive natyrore, ku spikat Thethi si park kombëtar, përfshirë edhe pjesën tjetër të Alpeve.
Please follow and like us: