Si ju ndjek Google pa lejen e konspiracionistëve të rrjedhur
Kur përdorni Google, ju po bëni një marrëveshje. Ju përdorni shërbime si Gmail, Drive, Search, Youtube, dhe Google Map falas.Në këmbim, ju bini dakort që të shpërndani informacion për veten që Google mund t’i ndajë me reklamues, në mënyrë që reklamat e tyre të jenë më efektive. Për shembull, linjat ajrore duan të shenjestrojnë njerëz që i pëlqejnë udhëtimet. Firmat e rrobave për fëmijë duan të targetojnë prindër. Google përdor shumë metoda për të mësuar rreth jush. Ka shumë gjëra që ju i tregoni Google kur hapni një adresë Gmaili apo kur përdorni telefonin tuaj Android. Kjo përfshin emrin, numrin dhe vendndodhjen tuaj. Por Google gjithashtu sheh çdo gjë që ju bëni në internet, duke zbuluar kështu interesat tuaj nga kërkimet që bëni, çfarë klikoni, nga shërbimet e tij deri te websitet e tjera. Duke vizituar portalin (të vështirë për tu gjetur, “Web & App Activity”), ju mund të shihni se çfarë di Google për ju. Nëse shkoni te “Ads Settings gjithashtu mund të zbuloni çfarë Google mendon për ju dhe mund të ndryshoni se çfarë i tregon reklamuesve për ju. Nuk është e thjeshtë të gjeni faqen “Web & App Activity”. Për këtë duhet të hyni në Google për ta parë. Sapo futeni, shkoni në “https://history.google.com/history/” dhe klikoni “all time”.