10 profesionet që ju shtyjnë të pini alkool
Qeveria e e SHBA ka publikuar një tabelë të dhënash për 10 profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punëtorëve të cilët konsumojnë më shumë alkool.
Statistikat tregojnë se 17.5 % e atyre që punojnë në industrinë minerare abuzojnë me pijen, ndërkohë që punëtorët në ndërtim 16.5 %, e ata në spital 11.8%.
Të dhënat, të mbledhura nga Administrimi i Shërbimit të Shëndetit Mendor dhe Abuzimit me Substancat, zbuluan se mësuesit dhe punonjësit e qeverisë (më pak se 5%) ishin ata që konsumonin më pak alkool.
Ja 10 profesione që ju shtyjnë drejt konsumimit të tepër të alkoolit:
1-Punë në minierë
2-Ndërtim
3-Akomodim dhe shërbim ushqimi
4-Art,argëtim dhe rikrijim
5-Shërbime komunale
6-Tregti me shumicë
7-Menaxhim
8-Industri përpunuese
9-Agrikulturë, pyjëtari,peshkim dhe gjuheti
10-Tregti me pakicë