Abazi kap edhe Komisionin e Prokurimeve Publike

Partia Demokratike vijoi sërish akuzat për favorizim në tendera të deputetit socialist Sadri Abazi.
Opozita thotë se Abazi, i cili përmes kompanisë së tij “Alko-Impeks” ka marrë 780 milionë tender nga Bashkia e Librazhdit, ka vënë nën kontroll edhe komisionin e shyrtimit të ankesave.
Sipas opozitës, njëri nga njerëzit e deputetit Abazi është funksionar i lartë i Komisionit të Prokurimeve Publike, zyra kryesore ku shqyrton ankesat që kanë subjektet për çdo shkelje dhe padrejtësi në tender.
Please follow and like us: