Deputetja socialiste: Ma shpife, shoqëri shqiptare, ma shpife!

Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, shprehet e indinjuar me shoqërinë shqiptare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shamku shkruan se shoqëria jonë hapi gojën për një vajzë që vendosi të shesë (Lepurushja tek Zonë e Lirë e Arian Çanit), por mbylli gojën për vajzën që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë. E revoltuar, Shamku shkruan në fund se ia ka shoqëria shqiptare ja ka shpifur.
Postimi i Ledi Shamkut
Kjo shoqëri që s’po e njoh më!
Dita e djeshme nisi me një vajzë të re që vendosi të vdesë. U hodh nga kati i katërt dhe mbaroi! E po ashtu mbaroi e gjitha me një rresht lajmi Dita e djeshme sosi me një program (program?!) televiziv, po prapë me një vajzë të re që vendosi të shesë. Shoqëria i futi veshët në lesh për vajzën që vendosi të vdesë, por ama e hapi gojën çorap për vajzën që vendosi të shesë. Kam ra me fjetë me një pështjellim të madh në stomak nga neveria e shtirjes banale, e moskokçarjes vrastare, e asaj që Kundera e quan: Lehtësia e papërballueshme e qenies!
Ma shpife, shoqëri shqiptare, ma shpife! Nuk po të njoh më. Ose kështu ke qenë përherë e unë në naivitetin tim të kam idealizu rrejshëm. Ma shpife!