Albspirit

Media/News/Publishing

Drejt festivalit të 69-të të Kanës

Drejt festivalit të 69-të të Kanës

Është fjala për festivalin më të rëndësishëm të botës. Ai që ftohet në Kanë (Cannes), ka të drejtë të gëzohet, sepse festivali konsiderohet si dhënie e titullit të fisnikërisë në fushën e filmit.

Për disa ditë bota do ta hedhë sërish vështrimin drejt qilimit të kuq të Kanës. Kur në mbrëmjen e 11 majit, Woody Allen dhe yjet e filmit të tij të ri “Café Society” do të kalojnë pikërisht mbi atë qilim për hapjen e festivalit, atëherë dritat e bliceve të fotografëve dhe britmat e tifozëve nuk do të pushojnë. Deri në 22 maj do të mblidhen yje të mëdhenj e të vegjël, producentë të fuqishëm filmash dhe personalitete të ndjeshme artistësh në një hapësirë të ngushtë, në Croisetten e famshme. Në Kanë rreh çdo ditë në maj zemra e kinemasë, qyteti i Francës jugore në Mesdhe do të kthehet në pikën më të rëndësishme të takimit të filmit ndërkombëtar.

Woody Allen Woody Allen në Kanë, 2015

Emra të mëdhenj për të fituar Palmën e artë

Si çdo vit, edhe këtë vit shpresat janë të mëdha. Gara për Palmën e Artë edhe këtë vit ka tërhequr shumë emra. Emra regjisorësh të famshëm si Pedro Almodovar dhe Xavier Dolan, Jim Jarmush dhe Ken Loach përfaqësohen. Filmi francez konkurron me katër kontribute për Palmën: vendi mëmë i kinemasë e shfrytëzon Kanën tradicionalisht për lojë në fushën e vet. Shtetet e Bashkuara do të prezantohen me prodhime si “Paterson” të Jarmusch dhe “The Last face” të Sean Penn-it. Por edhe kombe si Irani, me mbajtësin e Çmimit Oscar Asghar Farhadi ose Rumania (me dy filma njëherësh) përfaqësohen.

Është çështje nderi, që regjisorët që janë ftuar në Kanë i prezantojnë personalisht veprat e tyre, të shoqëruar nga ekipi përkatës përreth aktorëve të shquar. Këtë vit e kanë shpallur ardhjen në Kanë midis të tjerash Charlize Theron dhe Isabelle Huppert, Russel Crowe dhe Javier Bardem, Kristen Stewart dhe Vincent Cassel.

Regjisorja e re gjermane Maren AdeRegjisorja e re gjermane Maren Ade

Kthim i kinemasë gjermane tek konkurrenca

Dhe pas vitesh të mungesës, në Kanë është e pranishme sërish edhe kinemaja gjermane. Regjisorja e re, Maren Ade prezanton në konkurencë filmin e saj “Toni Erdmann”, një histori baba-bijë me Sandra Hüller dhe Peter Simonischek. Veç kësaj, gjermanët janë të përfaqësuar edhe me bashkëprodhime.

Për atë se kush do ta ketë trofenë në dorë në 22 maj, do të vendosë juria me kryetarin e saj, regjisorin australian George Miller. Në krah të tij janë midis të tjerash artistët Donald Sutherland, Mads Mikkelsen dhe Kirsten Dunst, këngëtarja franceze Vanessa Paradis si dhe regjisorët Laszlo Nemes dhe Arnaud Desplechin.

Steven Spielberg Steven Spielberg në Kanë, 2015

Por Kana është më shumë se konkurs dhe vështrim palmash. Gjithsesi, për këtë eveniment në Francën jugore kanë konkuruar 1869 filma, 49 u zgjodhën për programin zyrtar, disa të tjerë për seksionet shoqëruese.

Vëmendjen pritet ta tërheqin më shumë edhe shfaqjet speciale të filmave të regjisorëve të famshëm, të cilët nuk konkurojnë për palma, por të cilëve edhe nuk u pëlqen të tregohen në seksionet shoqëruese. Një emër i madh për shembull si Steven Spielberg, i cili do të prezantojë filmin e ri me shpirtra për një publik të ri “The Big Friendly Giant”, ose artistja Jodie Foster, e cila prezanton në festival punën e saj të katërt regjisoriale me “Money Monster”, ku luajnë George Clooney dhe Julia Roberts./DW

Please follow and like us: