Kandidatja për dekane në Fakultetin e Infermierisë shantazhon studentët
Skandali/ Kandidatja për dekane në Fakultetin e Infermierisë shantazhon studentët

Sot janë zhvilluar për të dytën herë zgjedhjet për dekanin e Fakultetit të Infermierisë. Në zgjedhjet e para kandidatja e vetme Tatjana Cina (Nurka) nuk arriti të merrte më shumë se 30% të votave. Për këtë arsye zgjedhjet u përsëritën. Në rast se Tatjana Cina nuk arrin të marrë 50% +1 vota në raundin e dytë atëherë do të shpallen zgjedhje të reja.
Studentët e këtij fakulteti kanë denoncuar kandidaten Tatjana Cina se ka përdorur një shumëllojshmëri
formash antiligjore për të marrë titullin e Dekanes.
Sipas tyre, Cina ka përdorur pedagogët e tjerë në audiotore, korridore dhe lokale për të shantazhuar studentët. Në denoncimin e ardhur në citynews.al, studentët shprehen se presioni ndaj tyre ka qenë i madh. Ata janë shantazhuar se nëse nuk voton pro Tatjana Cinës, ata do të ngelin dhe nuk do marrin diploma.
Studentët shprehen se janë të frikësuar dhe se po i shkatërrohet e ardhmja duke i cilësuar shantazhet e kandidates për dekane si diktatoriale.