Kaos në stadiumin e Peshkopisë
Kaos në stadiumin e Peshkopisë/ Lojtarët dhe tifozët e Kastriotit në gjendje të rëndë
Ndeshja mes Korabit dhe Kastriotit ka përfunduar me një gjëndje të tensionuar në stadiumin e Peshkopisë. Burimet bëjnë me dije se ndeshjes e cila ka përfunduar me fitoren e ekipit vendas dhe pothuaj kalimit të tij në Superiore, tifozët miq por edhe pjesëtarë të ekipit të Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendas. Të njëjtat burime thanë se dhjetra tifozë të Kastriotit janë goditur me sende të forta, ndërsa një pjesë e tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë trajneri i Kastriotit, Elvis Plori ka deklaruar për News 24, se disa prej lojtarëve janë në gjendje të rëndë pasi janë dhunuar nga tifozët e Korabit.
Please follow and like us: