Këshilla nga Napoleoni, me origjinë nga Medari, Picar, Gjirokastër
Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.
Në kulmin e pushtetit të tij, Napoleon Bonaparti kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndim deri në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.
Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.
- Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim
- Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
- Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
- Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
- Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
- Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
- Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
- Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
- Një lider është një tregtar me shpresë.
- Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
- Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.
- Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.
- Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.
- Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.
- Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.
- Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.
- Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.
- Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.
- Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.
- Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.
- Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.
- Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.
- Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.
- Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.
- Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.
- Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.
- Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
- Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.
- E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.
- Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.
- Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.
- Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.
- E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.
- Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.
- Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.
- Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.
- Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.
- Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.
- Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.
- Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.
- Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.
- Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.
- Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.
- Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.
- Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.
- Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.
- Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.
- Lufta është biznesi i barbarëve.
- Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.
Please follow and like us: