Lista e dëshmitarëve VIP në gjyqin ndaj Kastriot Ismailajt, mes tyre dhe një ministër
Zbardhet lista e personave VIP që thirren nga Gjykata e Tiranës, me cilësinë e dëshmitarëve në procesin penal ndaj Kastriot Ismailajt.
Ata janë Damian Gjiknuri, Alma Hicka, Ardian Çela, amerikania Rebeka Gaskin dhe çeku Josef Hajsek.
Ishte kërkesa e Ismailajt që tre gjyqtarët pranuan që në mesin e personave që do të pyeten si dëshmitarë të përfshihen edhe këta emra.
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri mësohet se do të pyetët në lidhje me bisedimet dhe më pas marrëveshjen me kompaninë CEZshpërndarja.
Shpjegime do të japë edhe Alma Hicka, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit pasi ka qenë pjesë e grupit të punës për marrëveshjen me CEZin.
Ndërkaq, kreu i OSSHEsë Ardian Çela, do të flasë për faturat e pashlyera ndaj kompanisë së Kastriot Ismailajt dhe letërkëmbimit e mbajtur mes tij dhe kreut të OSSHEsë. Sa i përket shtetases amerikane, Rebeka Gaskinë e cila në disa raste rezulton se ka qenë bashkëpronar në kompaninë DIA të Kastriot Ismailajt, ajo do të flasë për marrëveshjet ligjore dhe transaksionet e ligjshme të kryera mes saj dhe Ismailajt.
Përveç këtyre dëshmitarëve, gjykata pranoi të thërras edhe ish drejtorin e CEZit në Shqipëri Josef Hajsek, raporton Panorama.
Ky i fundit është proceduar nga prokuroria për akuzën e “mashtrimit” në bashkëpunim, duke favorizuar Ismailajt. Pikërisht për këtë fakt, avokati tha se Hajsek duhet të paraqitet dhe të jap shpjegime para gjykatës për bashkëpunimin me Ismailajn.