Qendra shëndetësore si kasolle

Qendra Shëndetësore në Ravonik në njësinë administrative të Drenovës në Bashkinë e Korçës, ndodhet në kushte të mjerueshme. Një vit më parë, qytetarët dhe portale lokale kanë denoncuar gjendjen e saj. Por, sic duket nga foto, Qendra Shëndetësore nga viti 2015 kur është fotografuar për herë të parë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Madje, në foton e fundit, shihet qartë se ajo përdoret si kasolle për të grumbulluar dru. Denoncimi është kryer nga Agjensia Rajonale e Zhvillimit, e cila shkruan se gjendja e qendrës ka mbetur e pandryshuar, ndërsa banorët presin zgjidhje për rikonstruksionin e kësaj barake tërësisht të papërshtatshme për shërbimin më jetik! Fatkeqësisht, kjo është panorama e gjendjes së qendrës shëndetësore në këtë zonë, e cila nuk mundet ti ofrojë qytetarëve të kësaj zone shërbimin minimal shëndetësor.