Albspirit

Media/News/Publishing

Rrahje mes tifozëve në fushën e futbollit pas ndeshjes Pogradeci-Luftëtari

 

Situatë e rëndë në Pogradec fill pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Pogradecit dhe Luftëtarit. Rezultati ka përfunduar 1 me 1, ndërkohë që përgjatë pjesës më të madhe të ndeshjes Pogradeci ka qenë në avantazh. Disa dhjetra tifozë të Pogradecit janë futur në fushë, ndërkohë që kanë sulmuar lojtarët e skuadrës së Luftëtarit. Brenda fushës ka filluar rrahje masive mes tifozerisë së dy skuadrave. Policia ka bërë përpjekje për të ruajtur sigurinë e lojtarëve ndërkohë që situata është rënduar shumë. Prej disa kohësh është krijuar një fenomen në Shqipëri ku pas cdo ndeshjeje ka konflikte fizike.

Please follow and like us: