Shkrimtarja gjermano-shqiptare Anila Wilm tregon Shqipërinë e 1920
Shkrimtarja gjermano-shqiptare Anila Wilm, tregon Shqipërinë e 1920
Këtë të premte është organizuar një bisedë mes shkrimtares së njohur gjermano-shqiptare Anila Wilms, në qytetin e Bavarisë së Epërme, Herrsching.
Përpara studentëve, nxënësve por edhe historidashësve, ajo u është përgjigjur pyetjeve rreth romanit të ri “Das albanische Öl oder Mord auf der Straße des Nordens” (Nafta shqiptare ose vrasje në rrugët e Veriut), ku tregohet historia e dy amerikanëve në 1920 që kërkojnë naftë në Shqipërinë e 1920.
Megjithatë ata gjatë tentativës së kërkimit vriten dhe diplomacia amerikane në Tiranë mendon se janë vrarë nga sherbimet sekrete, duke sjellë pranë bregdetit shqiptar edhe një anije luftare, shkruan botasot.info.
Ndërkohë parlamenti i atëhershëm shqiptar në Tiranë proteston, duke sjellë deri tek eskalimi i situatës. “Një histori e vërtetë dhe e tmerrshme,” e përshkruan gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung librin e saj.
Për këtë periudhë historike, shkrimtarja e lindur në Durrës dhe banuese në Berlin, ka hulumtuar me akribi më shumë se shtatë vjet me rradhë në arkiva të ndryshme të botës për të shkruar dizerstacionin e doktoraturës, por në fund e kuptoi se më e dobishme do të ishte të shkruante një roman: “Mendova se po të shkruaja një doktoraturë me shumë fat do ta lexonin 30 vetë dhe nga ana tjetër e kuptova se jam një natyrë me prirje letrare dhe nuk kam temperamentin për t’u bërë shkencëtare. Pastaj detyra, që kam sjellë me vete, për t’i sjellë botës diçka për Shqipërinë, plotësohet më mirë përmes një romani.”
Kështu që historinë dhe personalitetet e kohës i mbushi me jetë, i ktheu në ngjarje dhe personazhe realë, që ndiejnë, mendojnë e lëvizin në kohët e vështira të viteve 20-të. Pra tematika e romanit është e vërtetë, sipas saj./Bota sot