Albspirit

Media/News/Publishing

Skllavëria moderne në Korenë e Veriut

Kore e Veriut, Kim Jong Un merr edhe një post më të lartë

Kongresi i partisë komuniste në Korenë e Veriut vazhdon punimet sot për të dytën ditë dhe pritet që t’i shtojë një titull të ri, më prestigjoz, udhëheqësit Kim Jong Un.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e kontrolluar nga shteti në Korenë e Veriut njoftoi sot se zoti Kim do të zgjidhet në një post të ri, që e bën atë të një autoriteti të barabartë me babain dhe gjyshin e vet, të cilët kishin titullin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Punëtorëve, thotë Zëri i Amerikës.

Për momentin Kim Jong Un është sekretar i parë i partisë. Ndryshimi, megjithëse simbolik, është një sinjal i qartë për botën se udhëheqësi i ri synon ta konsolidojë më tej pushtetin në duart e tij.

Një grup që ndjek zhvillimet në Korenë e Veriut thotë se së shpejti Pheniani mund të kryejë një tjetër provë bërthamore. Zyrtarët koreano-jugorë janë në gjendje gatishmërie për një provë të mundshme që mund të jetë planifikuar për t’u realizuar gjatë kongresit, një grumbullim masiv që nuk është realizuar prej 36 vjetësh.

Please follow and like us: