Albspirit

Media/News/Publishing

Avokatë të huaj për “Pronat”

Avokatë të huaj për “Pronat”

Marrja ne shqyrtim e ligjit te ri për trajtimin e pronave dhe përfundimin e procesit te kompensimit ne Gjykatën Ndërkombëtare te te Drejtave te Njeriut, e ka vene nen presion qeverinë shqiptare. Marrja e nje përgjigjeje negative nga Strasburgu, mund te dëmtoje gjithë procesin e nisur nga ana e ekzekutivit, i cili ka filluar shqyrtimin e dosjeve dhe dhënien e kësteve per kompensimin financiar. Avokatura e shtetit kërkon qe këto seanca te ndiqen edhe nga nje firme avokatie ndërkombëtare qe operon ne vendet e Bashkimit Europian.
Strasburgu do te vendose nëse ky ligj ne thelb te tij zgjidh problemin e pronave ne Shqipëri dhe nuk bie ndesh me te drejtat themelore te ish-pronareve. Nese kjo gjykate vendos te hedhe poshtë kete nisem ligjore, atëherë çdo çështje qe do te shkoje aty nga ish-pronaret, do te fitohet duke rritur me shifra marramendëse faturën për buxhetin e shtetit.

Please follow and like us: