Albspirit

Media/News/Publishing

Dita e Nënës në SHBA


Sot këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër vendesh të tjera festohet Dita e Nënës. Është një ditë e caktuar në veçanti për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për rolin dhe punën e nënës.

Presidenti Barak Obama me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për bashkëshorten, Zonjën e Parë Michel Obama:

“Në shtëpinë tonë, puna si president vjen e treta për nga rëndësia. Në Ditën e Nënës do të tregohem edhe më i vëmendshëm për ta falenderuar Michelen për mënyrën e përkryer me të cilën e kryen detyrën e nënës. Dua të falenderoj edhe nënën e Michelës, vjehrrën time që i shërbyer si modeli i rolit të nënës dhe për ndihmën që na jep për t’u kujdesur për vajzat”.

Presidenti tha se është momenti që të gjithë të shprehin mirënjohje për nënën e tyre, apo ato gra që në jetën e tyre kanë marrë përsipër rolin apo kanë treguar dashurinë e një nëne për ta.

Këtu në Shtetet e Bashkuara kjo ditë është më popullorja për dalje për dreka e darka në restorante.

Please follow and like us: