Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogani sundimtar i vetëm

Luftën për pushtet kundër kryeministrit Davutoglu e ka fituar Presidenti turk Erdogan. Por kjo tregon edhe se rezistenca kundër pretendimit për pushtet të Presidentit po shtohet, edhe në partinë në pushtet, AKP.

Türkei Ankara Tayyip Erdogan Rede in Istanbul

Është për të patur frikë, me ç’vetëmohim të paepur përpiqet Recep Tayyip Erdogan të zbatojë pretendimin e tij për pushtet. Me çfarëdo çmimi kërkon ai një ndryshim të kushtetutës, që e bën atë sundimtar të pakufizuar të vendit të tij. Në dy z gjedhje parlamentare njëra pas tjetrës zgjedhësit turq nuk kanë pranuar ta ndjekin. Dy herë i kanë munguar AKP-së shumë qartë votat e nevojshme për një shumicë parlamentare për ndryshimin e kushtetutës.

Por ai që vazhdimisht u kujton të tjerëve se është Presidenti i parë i zgjedhur nga populli i vendit të tij, nuk ka dëshirë ta pranojë këtë mesazh. Ai e bëri Ahmet Davutoglunë pasardhës të tij si kryeministër. Ai pa tek ai një zbatues të dëshiruar të vullnetit të tij. Por me sa duket kjo nuk funksionoi. Megjithë besnikërinë ndaj Erdoganit, Ahmet Davutoglu qëndroi edhe më tej tepër autonom.

Prej muajsh kritika ndaj Erdoganit

Ka muaj që zien situata brenda AKP-së. Figura të njohura të partisë, që nga Abdullah Gül deri te Bülent Arinc kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për përpjekjen e pafshehur për pushtet të Presidentit Erdogan. Po pa dobi. Përkundrazi: Erdogani, i cili në bazë të kushtetutës në fuqi duhet të mbajë qendrim neutral, e ka shtuar kontrollin mbi AKP.

Para pak ditësh, organi drejtues i AKP-së i hoqi Davutoglusë të drejtën që të emërojë kryetarët rajonalë të AKP-së. Në internet është shfaqur një blog që mban titullin “letra e pelikanit”. Në këtë blog, kryeministrin Davotoglu e bëjnë me plotëkuptimin e fjalës fërtele. Komentatorët turq supozojnë se pas kësaj fushate turpërimi qëndron pallati presidencial.

Marrëdhëniet midis Erdoganit dhe Davuglusë janë ndërprerë. Shumë proevropian ka qenë kryeministri, shumë pak e ka mbrojtur ai presidentin nga komplotistë dhe armiq, janë disa nga kritikat. Këto argumenta kundër profesorit të universitetit në postin e kryeministrit tingëllojnë sikur thuhen në shekullin e 19-të.

Kush do të jetë pasardhësi i Davutoglusë? Ndoshta ministri i Transportit Binali Yildirim. Ndoshta ministri i Energjisë, Berat Albayrak. Ai është kunati i Erdoganit. Erdogani do të kujdeset që pasardhësi i Davutoglusë të jetë më shumë sipas shijes së tij.

Prej kohësh duhet të vihen shumë pikëpyetje për ndarjen e pushteteve sipas kushtetutës, për shkak të përqendrimit të pushtetit në duart e Erdoganit. Këtë e bën jo vetëm opozita në Turqi. Edhe Parlamenti i BE dhe Komisioni i BE e kanë bërë këtë qartë në raportet e tyre të fundit. Sa më shumë të përqendrohet pushteti politik në Turqi te Presidenti Erdogan, aq më shumë do të shtohet shqetësimi për demokracinë dhe stabilitetin e kandidatit të BE.

Please follow and like us: