Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda, dedikim vajzës për 10-vjetorin e saj

Julian Deda, dedikim vajzës për 10-vjetorin e saj

Aktori i humorit Julian Deda ka publikuar sot një dedikim për vajzën e tij, e cila sot ka 10-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deda shpreh emocionet e veçanta që Reina i ka dhuruar në këto 10 vite.

“Zemra ime, princesha ime, Reina ime, sot u bëre 10 vjeç. Nuk di çfarë të them, nuk e di se si duhet ndjehem, di vetem se vitet kalokan shumë shpejt.

Ti je gëzimi dhe mësimi jonë i parë. Unë mund të kem luajtur shumë role në skenë, por rolin kryesor të jetës, atë të prindit, ma mësove ti. Më mësove vendin ku blihen pelenat, më mësove se si mbahet një fëmijë kur hedh hapat e parë dhe tani po më mëson se si edukohet një njeri, ehhhh çfarë leksioni.

Ti je dashuria e babushit dhe ti meriton gjithçka të mirë të kësaj bote. Ti vërtetë u rrite, por je akoma e vogël për të patur një adresë në facebook dhe si rezultat ndoshta nuk të bie rasti ta lexosh këtë që po shkruaj, por të lutem shumë, të përgjerohem, nëse e lexon pas disa vitesh, mos qesh me mua.

Mos qesh me mënyrën se si po shkruaj, sepse sot jam aq i emocionuar sa mund të bëj dhe gabime, por një gjë është e sigurtë, se nuk e ekzagjeroj kur të them…të dua më shumë se veten.  U bëfsh 100 vjeç zemra ime! Qofsh e shëndetshme dhe vetëm të mira e suksese paç në jetë. U befsh e ditur.

Dhe kurrë mos harro premtimin që ta kam dhënë që ditën kur linde, tu afrova të veshi dhe të thashë, “sa të kem jetë do jem afër teje për çdo nevojë që do kesh, në çdo rast”. Faleminderit që më zbukurove jetën. Të dua shumë,”-shkruan Deda në Facebook.

Please follow and like us: