Kim Jong Un: Sulme vetëm në rast dhunimi të sovranitetit
Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut thotë se Presidenti Kim Jong Un tha gjatë punimeve të Kongresit të Partisë e Punëtorëve se vendi i tij nuk do të përdorë armë bërthamore, pa iu kërcënuar më parë sovraniteti nga fuqi të tjera bërthamore.
Agjencia e lajmeve njoftoi sot se zoti Kim kishte shprehur dëshirën për normalizimin e marrëdhënieve me vende me qëndrime armiqësore ndaj qeverisë së Phenianit dhe se kishte kërkuar bisedime të reja me Korenë e Jugut për të ulur tensionet dhe për të parandaluar keqkuptime në të ardhmen.
Nuk është e qartë nëse këto zotime dëshmojnë ndryshime reale në qëndrimin e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe Shteteve të Bashkuara.
Në mars Koreja e Veriut kërcënoi se do të ndërmerrte “goditje parandaluese” dhe “pa dallim” me armë bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut në përgjigje të manovrave të përbashkëta ushtarake.