Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani fton në takim “qytetarin dixhital” të Berishës për Drejtorin e Burgjeve

Manjani fton në takim “qytetarin dixhital” të Berishës për Drejtorin e Burgjeve

Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ne pergjigje te denoncimit publik te bere nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, fton denoncuesin qe te paraqitet dhe te vendose nje kontakt te drejtperdrejte me Ministrine e Drejtesise per ta paraqitur rastin, duke krijuar mundesine e shqyrtimit te tij ne rruge zyrtare” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë të shpërndarë sot në email.

Ministri Manjani bën me dije se eshte e nevojshme të njihet nga afër me pretendimet e denoncuesit me qëllim që të bëhen verifikimet e nevojshme.

Duke siguruar se denoncimi i qytetarit do të hetohet me detaje, ministri i Drejtesisë shpreh gadishmërinë për të marrë të gjitha masat që parashikon ligji nëse detajet e bëra publike rezultojnë të provuara” vijon njoftimi, i cili mbyllet duke thënë se“ministri Manjani siguron maksimalisht denoncuesin se do te kete garancine e nevojshme te ruajtjes se anonimatit te tij”.

Kjo deklaratë vjen një ditë Berisha postoi në Facebook denoncimin e një qytetari dixhital.

Denoncimi 

“Pershendetje I Dashur Kryetar dhe mos vdeksh kurr . Te dhente zoti jete . Jam nje punonjes prane Drejtorise se pergjithshme se burgjeve. Doja te beja nje denononcim sepse je i vetmi njeri ku mund te degjohet dhe zeri jone. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve Artur Zoto e ka kthyer kete institucion ne prone private. Nje transferim nga nje p/burgim ne nje burg kushton 600 € Nje vend pune varjon nga 3000€ deri ne 5000€ . e plot e plot pazare te tjera. Nese ju kujtohet ashashi qe ju kap nje punonjesi te policise se burgjeve ajo sasi ishte per burgun e Peqinit ku organizator qe vet Artur Zoto. por i rreshkiti situata nga duart sepse ishin te pakenaqur ortaket e tij me te cilet ndan leket. Jemi bere vemi ne pune me frike dhe rrime me frike sepse nuk e dime se ku na shkon emri per transferim sepse duhet me i dhone 5000 € Artur Zotos qe te na kthej prap ne ate vend pune. Nuk po flas per gjera te tjera sepse jane te pafundme palacolleqet qe ben ai. Filmon Punonjesit e tij y ben video duke u dhene leke e me pas i ben presion dhe i detyron te bejne gjera qe vene koken ne rrezik. ju Falenderoje A.K”

Please follow and like us: