Albspirit

Media/News/Publishing

Ndotja e bregdetit, rregulla të reja për lokalet dhe hotelet

Të gjithë hotelet, lokalet apo subjektet e tjera, që ushtrojnë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare nuk do të mund të abuzojnë më me shkarkimin e ujërave të zeza në det.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të nisë kontrollet si për subjeket e përhershme, por dhe ato që ushtrojnë aktivitetin vetëm gjatë sezonit të verës, duke i detyruar që të ndërtojnë gropa septike, të cilat të zbrazen minimalisht një herë në muaj. Për këtë do të duhet të deklarojnë madje edhe faturën që e kanë marrë këtë shërbim, por nga ana  tjetër do të bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për subjektin që e ka ofruar këtë shërbim.

Derdhja e ujërave të zeza në det ka qenë një problem shqetësues në të gjitha sezonet turistike të kaluara. Edhe ato subjekte që e kanë zgjidhur çështjen e ujërave të zeza me gropa septike, nuk i zbrazin ato në mënyrë periodike, ose kanë krijuar lidhje tubacionesh të dyfishta, duke shkarkuar një pjesë të tyre në det.

Please follow and like us: