Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani: Çdo shoqëri mund të frymëzohet nga Nënë Tereza

Nishani: Çdo shoqëri mund të frymëzohet nga Nënë Tereza

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është shprehur se çdo shoqëri mund të frymëzohet nga Nënë Tereza. Këtë deklaratë, Kreu i Shtetit e bëri në një aktivitet të organizuar nga Presidenca në kuadër të festimeve për shenjtërimin e Nënë Terezës, ku të pranishëm ishin ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten Liri Berisha,  kreu i Kuvendit, Ilir Meta, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, por edhe personalitete të tjerë. “Çdo shoqëri mund  të frymëzohet nga Nënë Tereza dhe pak më tepër çdo, grua,  nënë apo bijë, mbase disi edhe më shumë gratë shqiptare. Sepse ajo ishte dhe mbetet njëra prej tyre. Pajisur me forcën e besimit për ndryshimin, për të braktisurin, për të dobëtin pa e përkufizuar atë nga rraca, ngjyra, feja kombi por duke e parë si krijesë të zotit. Ajo rrëfeu mrekulline dashuribërrese. Nënë tereza fjalën e zotit e shndërroi në vepër Evenimente të tilla si shenjtërimi i saj duhet të shndërrohet në një procesion të komunikimit me njëri-tjetrin dhe botën. Një rol në këtë drejtim mund të luajë edhe parlamenti dhe qeveria shqiptare”, tha Nishani në fjalën e tij.

Please follow and like us: