Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani vlerëson kontributin e çamëve në Luftën e Dytë Botërore

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=_N_26dI-CVY?feature=oembed]

Në përkujtim të 71-vjetorit të fitores së koalicionit ndërkombëtar kundër nazifashizmit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një veprimtari kushtuar “Kontributit të popullsisë çame në Luftën e Dytë Botërore”. Kreu i shtetit ka vlerësuar pjesëmarrësit në ushtrinë Nacional-Çlirimtare

Bujar Nishani, President i Republikës: “Një respekt të veçantë e meritojnë ata djem e vajza të Çamërisë që luftuan në formacionet partizane edhe jashtë kufijve si në rastin e pjesëmarrjes jo vetëm në brigadat luftëtare në Shqipëri, por edhe në batalionin e katërt të regjimentit 15 së bashku me formacionet antifashiste në Greqi. “

Presidenti Nishani tha se pjesëmarrja e tyre në formacionet ushtarake kundër nazizmit tregon qartë se popullsia çame nuk ka bashkëpunuar me ushtrinë gjermane

Bujar Nishani, President i Republikës: “Çamët nuk ishin bashkëpunëtorë me fashistët dhe as me nazistët. Ata, as u bënë pjesë e masakrave që u bënë në Çamëri. Çamëria, në luftën e madhe antifashiste, kontribuoi materialisht dhe moralisht. Me qindra të rinj çamë u hodhën në radhët e ELLAS-it, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri. Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata çame u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi Batalionin e 4-t të Regjimentit të 15-të të ELLAS-it. Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri dhe vendosmëri kundër okupatorit nazifashist.”

Në aktivitetin e organizuar nën kujdesin e presidentit Nishani ishin të pranishëm familjarë të të internuarve nga Çamëria në kampet e përqendrimit e të shfarosjes në masë, studiues, historianë dhe publicistë.

 

Please follow and like us: