2300 km për 8 orë, Kina vë në përdorim trenat më të shpejtë në botë
Kina ka lëshuar në qarkullim trenat më të shpejtë në botë. Trenat do të mbulojnë 2,298 kilometra ndërmjet Pekinit dhe Guangzhous – një qendër ekonomike në jug të vendit – për rreth 8 orë.
Ata do të udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 300 kilometrash në orë, duke ndaluar në 35 stacione gjatë rrugës. Treni i parë ka lënë Pekinin drejt Guanzhous sot në mëngjes, ndërsa një tjetër tren është nisur në relacionin e kundërt një orë më vonë. Edhe data nuk është përzgjedhur rastësisht, pasi përkon me ditëlindjen e ish-liderit të Kinës, Mao Ce Dun, themeluesi i Republikës Popullore.
Please follow and like us: