Albspirit

Media/News/Publishing

80 vetëvrasje në 3 muaj, fshati indian akuzon “demonin”

ShtepiaNë Badi, janë të sigurt: është një “prani prej demoni” që i shtyn njerëzit të vetëvriten. Ky fshat me 2.500 banorë në Madhya Pradesh, në Indi, është kthyer në qendër të kronikave për sasinë e pazakontë të vetëvrasjeve: vetëm në tre muajt e parë të vitit 2016, janë vrarë 80 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Times of India”. “Janë 320 familje në fshatin tonë dhe të paktën një person nga secili nga këta është vrarë”, – ka shpjeguar një funksionar i policisë.

Rajendra Sisodiya, kryeplaku i fshatit thotë i sigurt se ekziston një “prani demonësh” që prodhon këto vetëvrasje.  Ai vetë është detyruar të kujdeset për familjen e kushëririt të tij Jeevan, i cili vari veten në një pemë përballë shtëpisë. Edhe nëna dhe vëllai i kryeplakut kanë vrarë veten.

Gjithsesi, pista “e demonit” nuk besohet nga autoritetet mjekësore. Srikanth Reddy, një psikiatër, shpjegon që këto vetëvrasje mund të jenë shkaktuar nga episodet depresive dhe skizofrenike të lidhura me siguri nga niveli i lartë i pesticideve të përdorura në fusha dhe nga stresi financiar. Në veçanti, mjeku ka sinjalizuar një studio në Kinë, që kishte individualizuar shkakun e depresionit te qytetarë të ndryshëm të vetëvrarë  për shkak të disa instekticideve që përmbajnë fosfate dhe që janë me bazë të gazit nervin.

Please follow and like us: